Lahm: Ky është vetëm fillimi

11:57 / 4.06.2013

Philipp Lahm ka thënë se Bayern Munich nuk do të mjaftohet me suksesin e këtij viti, pasi ata fituan tre titujt e mundshëm të sezonit, dhe shton se Bavarezët janë të etur për më shumë trofe.

“Ne jemi skuadra e parë gjermane që kemi fituar tripletën dhe kjo është sensacionale. Ne meritojmë një vend në librat e historisë. Megjithatë, unë kam një ndjenjë se kjo treshe është vetëm fillimi i një periudhe shumë të suksesshme për Bayernin”.

“E gjithë situata është thjesht e përkryer. Ne do të kemi edhe një top trajner te Pep Guardiola dhe të gjithë lojtarët janë në një moshë të përkryer dhe kanë kontrata që vazhdojnë”.

“Plus ne kemi arritur në finale të Ligës së Kampionëve tre herë në katër sezonet e kaluara dhe kemi fituar garën këtë sezon”, ka thënë Lahm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.