Napoli i thotë jo ofertës së Chelseat për Cavanin

17:51 / 11.06.2013

Chelsea ia ka ofruar Napolit Fernando Torresin dhe 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Edinson Cavanit.

Sulmuesi uruguaian ka një klauzolë prej 63 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërsa Blutë janë përpjekur që t’i joshin drejtuesit e klubit italian me një ofertë të kombinuar.

Mirëpo, Napoli vazhdon të refuzojë kërkesat për 26-vjeçarin, për të cilin pritet që së shpejti të bëjë një mega-ofertë Real Madridi.

Ditë më parë, presidenti Aurelio De Laurentiis refuzoi edhe ofertën e Manchester Cityt që ofronte para plus Edin Dzekon. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.