Reali arrin marrëveshje për Iscon

13:35 / 22.06.2013

Real Madridi dhe Malaga kanë arritur marrëveshje për kalimin e Iscos në Santiago Bernabeu.

E ardhmja e 21-vjeçarit ka qenë temë mjaft e përfolur në media, pasi krahas Mbretërve, edhe Manchester City e Chelsea kanë kërkuar shërbimet e tij.

AS dhe Marca raportojnë se Los Blancos kanë ofruar 30 milionë euro dhe kanë mposhtur konkurrencën për nënshkrimin e mesfushorit ofensiv.

Konfirmimi i transferimit pritet të ndodhë në ditët e parë të javës që vjen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.