Moyes fillon punën te United

18:19 / 1.07.2013

David Moyes edhe zytarisht e ka filluar punën si menaxher i Manchester United, pas largimit të Sir Alex Ferguson muaj më parë.

Moyes edhe zytarisht erdhi të hënën në ora 8:00 të mëngjesit në zyret e klubit të United, për të filluar punën si pasardhës i Sir Alex Ferguson.

Skocezi që drejtoi Evertonin vitet e kaluara, ka prezantuar edhe trajnerin e portierëve dhe pjesën tjetër të stafit me lojtarët.

“Unë kam punuar me Steve, Chris (trajner i portierëve) dhe Jimmyn për disa vite dhe jam i kënaqur me vendimin e tyre për t’i bashkuar këtij klubit”.

“Ata sjelin cilësitë e mëdha të tyre në fushat respektive dhe unë e di këtë, pasi ata ndjejnë se është një sfidë joshëse. Unë kam besimi se ne së bashku, mund të ndërtojmë suksesin që ky klub ka pasur përgjatë viteve”, ka potencuar Moyes. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.