Ramos: Ne nuk jemi makina

19:15 / 1.07.2013

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Stuhia e Kuqe dikur është dashur të humbasë ndonjë ndeshje të madhe dhe se jo gjithmonë mund të fitojë.

 Spanja është rrahur nga Brazili me rezultat 3-0 në Maracana mbrëmjen e kaluar dhe është Ramos, ai i cili pos që humbi penaltinë, edhe ai që e arsyeton disfatën.

“Ne kemi arritur shumë gjëra të rëndësishme, dhe dikur, dikur në jetë vjen një moment kur nuk mund të fitosh. Ne nuk jemi makina. Ndërgjegja jonë është e qetë sepse ne kemi bërë më të mirën”.

“Ndonjëhereë gjërat nuk shkojnë ashtu si keni dëshirë dhe kjo na ndodhi nga minuta e parë. Goli i hershëm i tyre na demoralizoi. Ne duhet të përgëzojmë Brazilin sepse ata kanë treguar se dinë të mposhtin Spanjën”, u shpreh Ramos për AS.  /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.