Koscielny: Jam i lumtur te Arsenali

22:47 / 1.07.2013

Mbrojtësi francez, Laurent Koscielny ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të largohet nga Emirates këtë verë dhe ka këmbëngulur se ai po kënaqet me ekipin aktual.

Koscielny besohet se ka tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut, pas një pjese të dytë të sezonit me klubin londinez ku ai ka shkëlqyer. Por, francezi mohon të ketë prioritet largimin.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Unë ndihem mirë te Arsenali. Jam në dijeni se jam në një klub të madh dhe se kam kontratë për katër vjet të tjera. Unë e di se ka fjalë për Barcelonën dhe Bayernin, por njerëzit i bëjnë gjykimet e veta”.

“Faktet janë të thjeshta, unë kam kontratë te një klub ku jam shumë i lumtur. Ne të gjithë e dimë se si ndryshojnë situatat në futboll, por e përsëris se unë nuk jam ai që i bën spekulimet. Unë e jetoj momemtin, unë luaj aq mirë sa kam mundësi. Dua të fitoj trofe me Arsenalin”, është shprehur Koscielny. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.