“Nëse dua, e marr Ronaldon”

18:02 / 18.07.2013

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka lënë të kuptohet se ai ende e ka të gjallë apetitin për ta sjellë në Paris sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo.

 Al Khelaifi kishte deklaruar se ai do të bëjë shoping kryesisht në Barcelonë, por ka ringjallur interesimin e tij për Ronaldon.

“Unë mund ta bëj transferin e ëndrrave të mia realitet. Cristiano Ronaldon mund ta marr për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që unë i kam me Florentino Perezin”, ka theksuar Al-Khelaifi.

PSG ka qenë një prej klubeve më shpenzuese këtë afat kalimtar me mbi 100 milionë euro të shpenzuara, teksa biznesi veror për sheikët nuk ka mbaruar, pasi pritet konfirmimi i Marquinhos nga Roma si lojtar i klubit parizien. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.