Tjetër trofe për Nadal

21:16 / 18.08.2013

Rafael Nadal ka vazhduar me formën e mirë duke dalë fitues i turneut Cincinnati Masters.

Tenisti spanjoll në finale e ka mposhtur amerikanin John Isner me rezultat 2-0 (7-6, 7-6).

Nadalit iu deshën afro dy orë për ta mposhtur Isnerin, i cili në rrugën për në finale eliminoi edhe tenistin numër një në botë, Novak Djokovic.

Ky triumf vjen pas titullit të fituar në Montreal për tenistin e tretë në botë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.