Reali vështirë, por fiton

22:50 / 18.08.2013

Real Madridi ka arritur të nxjerrë pikë të plota përballë Real Betisit duke e mposhtur me rezultat 2-1 në Santiago Bernabeu.

Pas një angazhimi të Cedric, Jorge Molina i kaloi mysafirët në epërsi (14’) duke mposhtur Diego Lopezin, të cilin e inkuadroi Ancelotti në portën vendase para Iker Casillasit.

Los Blancos arritën ta barazojnë rezultatin përmes Karim Benzemas, i cili u asistua nga Isco (26’).

Në pjesën e dytë, vendasit u angazhuan shumë, Cristiano Ronaldo pati disa raste, por dështoi të shënonte.

Megjithatë, ishte ky debutimi i ëndrrave për Iscon me fanellën e Realit në La Liga. Marcelo dërgoi një krosim të mrekullueshëm drejt mesfushorit spanjoll, i cili e shënoi golin e fitores (86’). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.