Dushku: Unë jam një shqiptaro-amerikane

19:39 / 3.09.2011
“Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë”- mban titullin artikulli i posaçëm që aktorja e njohur hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka publikuar në mediat amerikane.

“Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës sime, unë kam qenë në një numër vendesh mrekullisht emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, thuhet në fillim të artikullit, ndërsa transmeton NOA.

“Ftesa ime e parë për të udhëtuar në Shqipëri, erdhi në vitin 2004, kur m’u afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se “Toka Nënë” e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në ‘shtëpi’ për një vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në Shtetet e Bashkuara, ndjeva diçka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja ta kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend, është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Nate Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për t’u bërë. Ne e kemi quajtur atë ‘letër dashurie në Shqipërinë’, tregon Dushku në artikull.

Më pas, ajo pohon se tani që është kthyer në javët e fundit në Amerikë, tregon se procesi ka qenë emocionues. Duke përfunduar edhe me faktin se kur ishte e ftuar bujarisht për t’u bërë shtetase shqiptare, nuk ndjeu asnjë ngurrim.

“U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë. U ndjeva edhe më shumë si ajo që unë jam. Unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundon Dushku. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Eliza Dushku, Foto: AP
Eliza Dushku, Foto: AP
CULT
Dashi
Puna: Kolegët ju pranojnë mirë
Shendeti: Mungesë hekuri
Dashuria: Ndërtoni një lidhje
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.