Gjatë një koncerti në Zelandë të Re, këngëtarja Lady Gaga ka pësuar tronditje në tru – raportojnë mediat amerikane.
Incidenti ka ndodhur në Auckland gjatë kohës kur po performonte këngën “Judas”, kur njëri nga valltarët e ka goditur në kokë me një shkop të rëndë.
Pas koncertit është vërtetuar se Gaga kishte pasur tronditje në tru, mirëpo shumë shpejtë është rikuperuar.
“Më duhet të kërkoj falje, mora një goditje në kokë dhe mendoj se kam tronditje në tru, por mos u shqetësoni, koncerti do të vazhdojë”, i tha Gaga publikut pas goditjes. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.