Affleck: Viti me J.Lo, më i keqi në jetën time

18:40 / 15.09.2012
Viti të cilin e ka kaluar me këngëtaren dhe aktoren, Jennifer Lopez, është viti më i keq në jetën e Ben Affleck, konsideron aktori. Ai ka thënë se nuk i pëlqen kur njerëzit ia kujtojnë atë që ka ndodhur në jetën e tij private dhe në karrierën e tij në vitin 2003.

“Në kulturën tonë, njerëzit e kanë zakon t’i etiketojnë të tjerët. Ndërsa unë kam qenë i etiketuar si ‘ai që ka qenë me Jennifer Lopezin’. Askush nuk i donte filmat e mi, më konsideronin diletant të pandjeshëm dhe egoist. Është vështirë kur dëgjoni fjalë të tilla. Ndërsa të gjithë njerëzit dinin vetëm për vitin 2003, i cili për mua është padyshim viti më i keq në jetë”.

“Kam xhiruar disa filma të këqij, Shpesh kam qenë nëpër ballina për arsye të gabuara. Njerëzit e mbajnë mend vitin 2003, Jennifer Lopezin dhe filmin ‘Gigli’”, ka thënë Affleck për Details.

Ben dhe J.Lo filluan lidhjen në vitin 2002, ndërsa menjëherë pas xhiruan komedinë romantike “Gigli”. Ata u fejuan në nëntor të po të njëjtit vit, ndërsa Affleck u paraqit në videoklipin e Lopez të këngës “Jenny From The Block”.

Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2004, ndërsa më pas Affleck filloi lidhjen me Jennifer Garner, me të cilën tash ka tre fëmijë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
CULT
Bricjapi
Puna: Mendoni për disa bashkëpunime
Shendeti: Keni nevojë për ajër të pastër
Dashuria: Partneri ka humbur besimin
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.