Edhe në Itali do të publikohen fotografitë lakuriqe të Middleton
Pas tabloidit francez, Closer, edhe një tabloid italian ka paralajmëruar publikimin e fotografive të dukeshës së Cambridge, Kate Middleton, ku ajo shfaqet gjysmë e zhveshur.Tabloidi Chi ka njoftuar se planifikon të publikojë fotografi të gruas së princit William, në të cilat ajo është zhveshur në pjesën e sipërme.
Bëhet fjalë për fotografitë që janë bërë teksa Kate dhe Williams rreziteshin në një pishinë private në jug të Francës.
Ditë më parë fotografitë u publikuan nga Closer, ndërsa edhe pse familja mbretërore ka paralajmëruar padi gjyqësore, kjo nuk do ta pengojë tabloidin Chi që t’i publikojë fotografitë. /Telegrafi/