Miller, e prekur nga lindja e vajzës

17:31 / 1.12.2012

Aktorja dhe këngëtarja, Sienna Miller, do të pëlqente që ta përjetonte përsëri ditën kur solli në jetë vajzën e saj.

Në korrik të këtij viti, 30-vjeçarja lindi vajzën Marlowe, ndërsa në një intervistë për Harper’s Bazar ka thënë se ai moment ia ka ndryshuar mënyrën e të menduarit.

“Është gjë e jashtëzakonshme, fakti që në barkun tuaj rritni një jetë, se te ju është krijuar secila pjesë e fëmijës... Është gjëja më e bukur në botë. Do ta kisha bërë edhe një milionë herë”, ka thënë Miller. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.