Dafina me këngë të re ‘regge’

15:30 / 11.12.2012

Dafina Zeqiri shumë shpejt do të paraqitet me një këngë të re, e cila do të vijë në dy versione, gjuhën shqipe dhe angleze.

Duffy, e cila kohëve të fundit po punon intensivisht në këtë album, i ka lakmuar fansat me disa sekonda nga kënga e saj më e re, të cilën do ta publikojë shumë shpejt.

Këngëtarja kosovare si gjithmonë sjell hite të njëpasnjëshme, edhe kjo këngë ka tendenca të jetë edhe një hit tjetër nga ajo. Me një zhanër shumë më ndryshe siç jemi mësuar ta shohim, Dafina Zeqiri sjell ritmin ‘regge’ te publiku shqiptar. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.