Britney Spears, femra më e paguar në muzikë

21:36 / 12.12.2012

Britney Spears është shpallur femra më e paguar në muzikë për vitin që lamë pas nga revista e njohur Forbes, duke mposhtur emra si Taylor Sëift, Rihanna, Lady Gaga dhe Katy Perry.

Juristja e X-Factor e cila as nuk lansoi album, por as nuk shkoi në turne në vitin 2012, ka arritur të fitojë plot 58 milionë dollarë.

“Britney ka një elektricitet që lidh audiencën dhe ekranin me të, ndërsa është cilësia e jashtëzakonshme e zërit dhe e performancave të saj ajo që i lë fansat e saj, të vjetër e të rinjt, pa frymë”, ka theksuar njohësi i muzikës, Lori Landë, i cili e ndihmoi Britneyn në fillimet e saj.

Top përfitues të tjerë nga gjinia femërore ishin Rihanna me 53 milionë dollarë, Lady Gaga me 52 milionë dollarë, ndërsa nga emrat tjerë në top 10 mund të përmëndimi Madonnan me 30 milionë dollarë dhe Beyoncen me 40 milionë dollarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.