Edicioni i gjashtë i modës “Kreatori më i mirë shqiptar”

12:49 / 20.12.2012
Spektakli i modës, “Kreatori më i mirë shqiptar”, për vitin e gjashtë me radhë do të mbahet të premten në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Në këtë spektakël të gjithë kreatorët, stilistët dhe shtëpitë e modës mund të prezantojnë idetë, krijimet dhe stilin e punimeve të tyre dhe të garojnë për çmimin e madh “Kreatori më i mirë shqiptar 2012”.

Edicioni i gjashtë me radhë, do të mbahet me datë 21.12.2012, në ora 21:00, në Sheshin 21. Gjatë kësaj mbrëmje do të prezantojnë punimet e tyre, pesë kreatorë nga Kosova dhe Shqipëria.

Në cilësinë e mysafires dhe kryetares së jurisë në këtë sfilatë do të prezantohet edhe Blerina Kllokoqi Rugova me disa nga kreacionet e saj të punuara enkas për këtë mbrëmje.

Gjatë spektaklit do të performojnë edhe shumë këngëtarë të njohur të estradës sonë, si dhe do të ketë plot surpriza të tjera. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Virgjeresha
Puna: Keni probleme me çështjen e pauzës
Shendeti: Përshtatuni me motin
Dashuria: Lëshoheni në momente spontane
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.