Obama, argëtues dhe i afërt (Foto)
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, përkundër angazhimeve të mëdha që i kërkon posti, gjen kohë dhe ia lejon vetes luksin e argëtimit.Në disa fotografi të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, shihet njeriu i parë i shtetit më të fortë në botë duke luajtur me një fëmijë të veshur si “njeriu merimangë”.
Fotografitë tjera e shfaqin presidentin duke luajtur me “armë uji” pranë një pishine, pastaj duke bërë tifo, duke i ngacmuar bashkëpunëtorët, por edhe duke u treguar i afërt me anëtarët e familjes së tij. /Telegrafi/




.jpg)

