Adelina Emini e kënaqur me klipin e ri

20:04 / 20.12.2012

Këngëtarja shqiptare, Adelina Emini, është shprehur të jetë tejet e kënaqur me videoklipin e saj të ri, “Në Përvjetor”.

Adelina ka deklaruar për emisionin “Express” në KTV se kënga është dashur që patjetër të vizualizohet, përkundër faktit se është dëgjuar mjaft shumë nga pjesëmarrja në Këngën Magjike.

“Jam shumë e kënaqur me videoklipin, pritjet e para. Kënga është dëgjuar shumë ashtu-kështu para videoklipit, por kam ndjerë se ka pasur nevojë që ai të realizohet gjithsesi. Komentet në përgjithësi kanë qenë pozitive dhe s’kam si të mos jem e kënaqur”, është shprehur Adelina.

Videoklipin e këngës “Në Përvjetor” e ka realizuar një prej produksioneve më të mira në vendin tonë dhe më gjerë, Entermedia. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.