Enca, këngë dedikuar festave të fundvitit

14:07 / 21.12.2012

Këngëtarja e re nga Shqipëria, Enca, ka realizuar këngën e saj të re, që është një version i ri i këngës “All I Want For Christmas Is You”.

Kënga e re e bukuroshes shqiptare vjen me rastin e festave të fundvitit, në veçanti krishtlindjeve. Këtë ‘remake’ të këngës Enca e ka punuar me Florent Boshnjakun në Prishtinë.

Kënga momentalisht është pa videoklip, mirëpo është vokali i jashtëzakonshëm i 17 vjeçares ai që dallohet në këtë kënga. Ngjyra e bukur e zërit dhe energjia që ajo e transmeton, e bën Encën që pa dyshim të konsiderohet prej ogurëve më të mirë të muzikës shqiptare për të ardhmen.

Enca së fundmi mori pjesë në Këngën Magjike me një këngë në bashkëpunim me Big Bastën, ndërsa njihet për këngën me klip, “The Best Of”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.