Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

11:19 / 23.12.2012

Tashmë të gjithë e dinë se Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko e kanë fituar festivalin e madh të RTSH-së të mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa ata pos tjerash kanë garantuar edhe pjesëmarrjen e tyre në Eurovision. Sidoqoftë, ka gjëra që nuk i dini rreth këngës “Identitet”.

Kënga “Identitet” është një këngë shumë festive, me gjallëri dhe përkundër faktit se është vënë në dyshim fitorja e ulqinakut në këtë festival, ka probleme tjera më serioze që pritet ta shoqërojnë atë deri në pjesëmarrjen e tij në Eurovision.

Menjëherë pas lajmit se kënga “Identitet” është fitues i çmimit të madh, nëpër rrjete sociale ishin serbët ata që u bënë thirrje të gjithëve të dëgjojnë një këngë të ngjashme, duke aluduar se Shqipëria po shkon me këngë të vjedhur, me një këngë serbe në Eurovision.

Bëhet fjalë për këngën e këngëtarit serb Bajaga të titulluar “Plavi Safir” (e lansuar në vitin 1988), që ka një ritëm të njëjtë dhe vijë melodike të ngjashme, me dallim që kënga “Identitet” anon më kah rroku me kitarën të vënë në pah, përderisa kënga serbe është më shumë një manifest balade, që nuk ka të bëjë më rokun.

Eurovision Song Contest këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë.

Gjykoni vet...

 

 

 

Kënga e huazuar...

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.