Sejko: Serbët vodhën melodinë shqiptare

0:48 / 24.12.2012
Një prej autorëve dhe krijuesi i këngës “Identitet”, fituese në festivalin e RTSH-së dhe pjesëmarrëse e Eurosong 2013, Bledar Sejko, ka hedhur kategorikisht poshtë pohimet se kënga është e vjedhur nga serbët, madje ofron fakte pse këta të fundit e kanë një melodi të ngjashme.

Telegrafi kishte raportuar ekskluzivisht se kënga nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj është një kopje e këngës “Plavi Safir” kënduar nga Bajaga dhe lansuar në vitin 1988.

Shumë madje janë pajtuar me mendimin se kënga është kryekëput e kopjuar, mirëpo është kompozitori i këngës ai që mohon këto akuza.

“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve ju që më keni uruar. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas shumë vitesh të mia në muzikë, vlerësohem për herë të parë me cmim të parë. Realisht, për shumë faktorë, prisja një cmim, por jo të parin. Pjesëmarrja ime si konkurrent në një festival të madh për herë të fundit ka qenë në vitin 1992, me Thunder Ëay “Legjenda e Heroit”, ku na vvlerësuan me vendin e fundit”.

“Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese të publikut që nuk e ka pëlqyer këngën, ose mendon që unë atë e kam vjedhur që të bëj disa sqarime, jo për të vendosur nderin tim në vend si muzikant, por sepse mendoj që puna nuk mbaroi me festivalin, pasi tani na pret betejë tjetër, Eurosongu, ku do na duhet ndihma e të gjithë shqiptarëve dhe këto publikime nuk i bëjnë mirë këtij qëllimi të përbashkët”.

“Më duhet të them: 1. Për motivet e këngës jam mbështetur në folklorin shqiptar, më saktësisht në atë të valleve të Tropojës, të valleve çame dhe disa krahinave të jugut, gjë që duket qartë nga prezenca e lodrave (daulleve), çiftelisë zëvëndësuar me kitarën, isos së jugut zëvëndësuar me sektorin e violinave dhe thirrjet e veriut ‘hej’ përshtatur me korin”.

“2. Kam dëgjuar këngën serbe, të cilën disa shqiptarë po e publikojnë, “Plavi Safir” dhe ju them nga njohuritë e mia si kompozitor, që kënga ka një intro, një strofë, një ‘bridge’ një refren dhe një interlude. Kënga ime nuk ka asnjë nga këto komponente të ngjashme me këtë këngë, përveç tri notave të intros, të cilat me kombinim përsërisin njëra-tjetrën, ose më sakt, këta shqiptarë duhet më mirë të thonin që kompozitori serb ka vjedhur tre notat e para të këngës “Kur bie fyelli e çiftelia” të kënduar nga këngëtarja jonë e madhe, Vaçe Zela”, ka deklaruar Sejko në profilin e tij në Facebook.

Kënga e shumëpërfolur do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2013 që kësaj radhe mbahet në Malmo të Suedisë. /Telegrafi/

 

Gjykoni vet...

 

 

 

Kënga e huazuar...

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj
Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj
CULT
Luani
Puna: Nuk keni mbështetjen e kolegëve
Shendeti: Jeni duke u riaftësuar
Dashuria: Do t’i tejkaloni dyshimet që ku kanë munduar
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.