Vëllai i ish-burrit: Unë jam babai i vërtetë i djalit të Britneyt!

9:21 / 27.12.2012

Christopher Federline, vëllai i ish-burrit të Britney Spears, Kevin Federline, thotë se ka pasur marrëdhënie me këngëtaren, derisa ajo ishte në lidhje me vëllanë e tij.

Ai ka dorëzuar disa dokumente në gjykatë, në të cilat pohon se ai është babai i djalit shtatëvjeçar të Britneyt, Sean Preston – raporton Radar Online.

Burime të afërta me Christopher kanë thënë se këtë muaj ai i ka deklaruar gjykatës se këngëtarja ka vjedhur nga ai, e ka keqtrajtuar dhe kërcënuar.

“Ka filluar të më kërcënojë se nëse e lajmëroj policinë për vjedhjen e kredit kartelës, atëherë ajo do t’u tregojë të gjithëve se unë jam babai i vërtetë i Sean Preston dhe jo vëllai im Kevin. Pranoj se kam fjetur me Britney Spearsin dhe se jam babai i vërtetë, mirëpo opinioni nuk është dashur ta dijë këtë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë koment rreth këtyre njoftimeve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.