Rita Ora para kamerës së Fadil Berishës

12:12 / 28.12.2012

Fotografi shqiptar Fadil Berisha, pas shumë personazheve botërore që solli para kamerës së tij, ka vendosur që fytyra tjetër të jetë superylli shqiptar, Rita Ora.

Rita për momentin gjendet në Dubai, ku po kalon pushimet me familje, dhe përmes rrjetit social Twitter fotografi ka kontaktuar me të, dhe ka vendosur që t’ia bëjë një vizitë.

Fadil Berisha njihet tashmë në të gjithë botën për suksesin e tij, dhe ky fotosesion i mundshëm mes dy artistëve shqiptar, pritet të jetë mjaft interesant. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.