Rovena Stefa sjell versionin e ri të këngës “Malli”
Rovena Stefa e cila me këngën “Malli” u radhit si njëra ndër këngëtaret me më së shumti klikime në rrjetin më të madh të videove, YouTube, me rreth 18 milionë klikime, ka vendosur që të sjellë vazhdimin e këngës, duke e titulluar “Malli 2”. Pasi që kjo këngë i solli një sukses mjaft të madh, këngëtarja ka vendosur që ta bëjë edhe një projekt tjetër, i cili do ta paraprijë këngën e parë.
Versioni i ri i këngës “Malli” thuhet të jetë si vazhdimësi e këngës së parë, dhe pritet të ketë suksesin e këngës së parë hit.
Kënga “Malli 2” besohet se do të lansohet pas vitit të ri. /Telegrafi/