Elvana Gjata ka postuar një video në You Tube përmes të cilës ua ka uruar Vitin e Ri 2013 të gjithë fansave të saj.
Madje, këngëtarja nga Shqipëria në “shenjë mirënjohje për mbështetjen” u ka bërë një “dhuratë” fansave të saj, një bilboard me fytyrat e tyre në qendër të Tiranës.
“Dhurata ime për ju për Vitin e Ri 2013 është një bilboard i madh i vendosur këtu në Tiranë në Sheshin Nëna Terezë. Në këtë bilboard janë të gjithë fotografitë që vetë ju i keni dërguar”, thotë Elvana në videon e postuar.
Elvana ka uruar që viti i ri të jetë edhe një vit tjetër i suksesshëm për kombin shqiptar./Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.