Yjet që ndërruan emrat

19:23 / 31.12.2012

Disa nga yjet e mëdha botërore është dashur të zhdukin emrat dhe mbiemrat e tyre për të pasur sukses në karrierë. Ju sjellim disa nga të mëdhenjtë e ekranit që ndërruan emrat e tyre të lindjes me emra më të përshtatshëm artistikë.

Është në pikëpyetje nëse do ta arrinte famën e sotme aktorja Jennifer Aniston nëse do ta fillonte karrierën me emrin e saj të lindjes Jennifer Anastassakis.

Këngëtari Jon Bon Jovi, vendosi ta ndërrojë emrin e vërtetë (John Francis Bongiovi), vetëm se dëshironte që të gjitha ta shqiptonin dhe theksonin më lehtë.

Pasi ka krijuar gjithë këtë famë, ajo është një nga yjet që mund ta ekspozojë mbiemrin e saj pa ndonjë problem, mirëpo a e keni ditur se emri i vërtetë i Rihannas është Robyn Fenty.

Në certifikatën e lindjes, hamshori hollivudian Tom Cruise e ka të shkruar Thomas Cruise Mapother IV. Ai nuk është aktori i vetëm në familje, por është i vetmi që ka mbiemrin Cruise, të cilin e ka huazuar nga paraardhësit e tij për të tingëlluar më interesant.

Destiny Hope Cyrus mori emrin skenik Miley Cyrus nga nofka ‘Smiley’”, siç e kanë thirrur familjarët e saj.

Shkrimtari irlandez Oscar Wilde, e ka frymëzuar bukuroshen Olivia Wilde për mbiemrin e saj artistik, duke qenë se mbiemri i saj vërtetë, Cockburn, nuk ishte një material i preferuar për sukses.

Vin Diesel tingëllon vetvetiu si një hero i aksionit, derisa emri i tij i lindjes Mark Sinclair Vincent, nuk shkon aspak me stilin e tij filmik.

Edhe pse është krenare për mbiemrin e saj familjar, Hershlag, Natalie Portman e ka kuptuar se ai nuk tingëllon aq bukur sa mbiemri paramartesor i gjyshes së saj.

Aktorja hollivudiane Demi Moore e ka marrë emrin nga shkurtesa e emrit të saj të vërtetë, ndërsa mbiemrin e ka nga burri i saj i parë, Freddy Moore. Emri i vërtetë i aktores është Demetria Gene Guynes.

Eric Marlon Bishop mori emrin skenik Jamie Foxx për të nderuar njërin nga idhujt e tij, komikun Redd Foxx.

Meqenëse emri Tara Leigh Patrick, tingëllonte sikur një yll ‘filmash për të rritur’, këngëtari Prince ndërhyri për ta pagëzuar aktoren seksi me emrin Carmen Electra.

Nuk ka gjasa që karriera e Meg Ryan të ishte po e njëjta nëse ajo do ta ruante emrin e saj të vërtetë, Margaret Mary Emily Anne Hyra. Emri i saj i adoptuar është një nga elementet që e bëri të famshme.

Martesa e Tina Turner me Ike Turner ndoshta ka qenë problematike. Mirëpo ajo e ruajti këtë emër miqësor nga fillimi i karrierës për të lënë pas emrin e saj Anna Mae Bullock.

Për familjen e saj ka qenë e njohur me emrin rus Ilyena Vasilievna Mironov. Dhe ka bërë mirë që e ka ndërruar në Helen Mirren, sepse emri artistik është më i përshtatshëm.

Ajo quhej Eileen Regina Edwards. Shania Twain e ka ndërruar dy herë emrin e saj. Fillimisht ajo ishte adoptuar dhe mori emrin e njerkut. Pastaj më herët gjatë karrierës, e ndërroi emrin me një fjalë nga indianët e Amerikës që e ka kuptimin “në rrugën time”.

Ricky Martin braktisi emrin tradicional spanjoll, Enrique Martin Morales, për një emër që do të pëlqehej edhe në vendet që flasin anglisht edhe në ato që flasin spanjisht.

Edhe këngëtarja kaliforniane, Katy Perry, ka intervenuar në emrin e saj në mënyrë që të mbahet mend më lehtë. Emri i vërtetë i saj është Katheryn Elizabeth Hudson.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.