Ledi: Shava mënyrën si fliste Dafina, jo gjuhën e saj

20:10 / 16.01.2013
Këngëtarja Ledi Vokshi ende qëndron pas fjalëve që ka publikuar në rrjetin social Facebook për këngëtaren Dafina Zeqiri. Ndonëse edhe pas shumë komentesh nga adhurues të dy këngëtarëve, ajo thotë se një pjesë e tyre kanë keqkuptuar citimin e saj.

“Në adresën time elektronike në rrjetin social Facebook kam marrë shumë komente, disa persona nuk e kanë kuptuar domethënien time që e kam thënë për Dafinën. Në fakt unë nuk po shaja gjuhën që fliste Dafina në emision, por mënyrën që fliste. Ajo paraqitej sikur nuk donte të fliste, sikur ishte shumë më e mirë sa për të qenë aty, sikur e kishte sjellë dikush me zor, jo sikur kishte qejf të ishte aty”, ka thënë Ledi për Zëri.

Ndryshe, ajo ka njoftuar se aktualisht është duke bërë një udhëtim nëpër Evropë, ku po viziton disa vende që nuk i ka parë deri më tani.

Sa i përket jetës private, këngëtarja ka thënë se nuk është në lidhje, ndërsa pas kthimit nga Evropa, do të nisë punën për dy këngë të reja, të cilat do ti përgatitë në Shqipëri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ledi Vokshi, Foto: FB
Ledi Vokshi, Foto: FB
CULT
Demi
Puna: Nuk jeni vetvetja
Shendeti: Po bëheni agresiv
Dashuria: Zënkë e panevojshme
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
18:32 / 23.05.2013
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.