Shakira dhe Pique bëhen gati për lindjen e fëmijës
Këngëtarja, Shakira dhe i dashuri i saj, Gerard Pique, po bëhen gati që të presin lindjen e fëmijës së tyre të parë. Për publikun çifti ka publikuar një fotografi ku bukuroshja kolumbiane shfaq barrën e saj, të shoqëruar nga buzëqeshja e të dashurit të saj, futbollistit të Barcelonës.
Shakira dhe Pique prej kohësh janë në lidhje dhe shtatzënia e këngëtares vazhdimisht ka qenë pjesë e faqeve të para të gazetave botërore. /Telegrafi/
