Blerim Destani do të marrë grua me mbulesë?
Edhe pse ka epitetin e një hamshori, aktori nga Tetova, Blerim Destani, duket se është krejt ndryshe në jetën e tij private.Ai është një mysliman i devotshëm dhe fenë e ka të trashëguar edhe në familje dhe madje, mes miqve është shprehur se nuk do t’i vinte aspak keq nëse një ditë do të martohej me një femër që i përket besimit të tij – shkruan Bluetooth.
Aktori joshës ka marrë reputacionin e një donzhuani veçanërisht pasi në media janë spekuluar disa histori romantike mes tij dhe femrave të njohura të shqiptare. Së fundmi ai u përfol për një histori dashurie me moderatorin Liberta Spahiu. /Telegrafi/