Psy performon në inaugurimin e presidentes
Superylli jugkorean, Psy, do të performojë në ceremoninë e inaugurimit të presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.Një zyrtar i qeverisë ka njoftuar të dielën se krijuesi i hitit “Gangnam Style” do të këndojë në ceremoninë që do të mbahet në muajin e ardhshëm.
Vendimi është marrë pas suksesit të jashtëzakonshëm të megahitit botëror.
Psy do të performojë para 60.000 njerëzish në evenimentin që do të mbahet në Seul më 25 shkurt. /Telegrafi/