Victoria, eksperte futbolli

10:39 / 30.01.2013

Victoria Beckham është një eksperte sa i takon futbollit dhe është “serioze” në përpjekjen që djali i saj dhe i David, Brooklyn, të ndjekë hapat e babait dhe të bëhet profesionist i kësaj fushe.

Këngëtarja e shndërruar në dizenjatore, e cila është e martuar me yllin e futbollit David Beckham, ka njohuri të mëdha për sportin dhe është duke inkurajuar djalin e saj më të madh, Brooklyn, 13-vjeçar, të bëhet profesionist, pasi ai ka impresionuar trajnerët te ish-skuadra e tij në Los Angeles.

“Ne kemi punuar ngushtë me Brooklyn sa ai ishte këtu. Djaloshi i ri ka një talent të madh natyral”, ka thënë një burim nga skuadra amerikane.

“Victoria është një nënë serioze e futbollit. Ajo telefononte trajnerin e saj dy herë në javë për të marrë raport të detajizuar se si Brooklun përparonte. Ajo bisedonte edhe për taktikat. Ajo vërtet i njeh gjërat dhe është shumë mbështetëse për arritjet sportive të fëmijëve të saj”.

“Vicotria thoshte do t’ia përcillte raportin Davidit, por ajo dinte gjithçka për futbollin. Ajo mund të bisedojë lirshëm dhe madje mund ta menaxhojë një ekip futbolli vetë”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.