Genta: Nuk do t’ju zhgënjej

17:23 / 31.01.2013

Genta Ismajli zotohet se ajo gjithmonë do të sjellë projekte cilësore muzikore dhe se do të mundohet të mos i zhgënjejë adhuruesit e saj.

“Që kur kam filluar këngën synimi im gjithnjë ka qenë që t’i sjellë këngë, emocion dhe argëtim sa më të madh publikut apo adhuruesve të mi kudo që janë. Mbase këtë synim vazhdoj ta kem edhe më tej. Do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë hite bashkë me videoklipe cilësore”.

“Mendoj se çdo këngëtar duhet të ketë parasysh cilësinë dhe lansimin e një kënge dhe klipi. Dhe unë do të mundohem që asnjëherë të mos i zhgënjejë adhuruesit e mi, do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë e klipe për dëshirën e tyre”, ka thënë Genta gjatë një prononcimi për Zëri.

Këngëtarja kosovare aktualisht është duke përgatitur një varg projektesh, të cilat do t’i zbulojë me kohë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.