Në shkollë më quanin refugjate dhe më shkulnin flokët

12:50 / 2.02.2013
Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, është rrëfyer për periudhën e vështirë që e ka kaluar në SHBA pas ikjes nga lufta në Kosovë dhe ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur për të mbijetuar atje.

“Vazhdimisht ngacmohesha nga vajza të tjera në shkollën time, sepse isha një e huaj. Ato më quanin shpesh refugjate dhe se duhet të kthehesha në vendin nga kisha ardhur, më shkulnin flokët dhe më shtynin, sepse isha një shënjestër e lehtë: isha e re dhe nuk njihja askënd”.

“Isha vërtet e mërzitur, shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë. Në të njëjtën kohë nëna ime u diagnostikua me kancer në gji dhe po trajtohej me kimioterapi. Më pas doli se kishte mastektomi që do të thoshte se duhet ta hiqte komplet gjirin. Praktikisht për dy javë rresht shkoja e flija çdo natë në spital pranë nënës time dhe të nesërmen në mëngjes më duhej të shkoja direkt në shkollë”.

“Askush nuk më kuptonte atë që po kaloja. Fëmijët në Amerikë ishin shumë të ashpër, e vetmja gjë që doja t’u thosha ishte se unë kisha mbijetuar nga një luftë dhe isha kaq e traumatizuar dhe se nëna ime ishte me kancer. Kjo ishte shumë për mua për t’u përballur”, ka deklaruar bukuroshja në një intervistë për Klan, ndërsa transmeton Zëri.

Mirëpo, më pas ndodhi shndërrimi magjik - nga refugjatja që i shkulnin flokët, Vildania u bë e vetmja vajzë në shkollë që asokohe jetonte në Brooklyn dhe në të njëjtën kohë punonte si modele në Manhattan.

“Papritur u bëra vajza më popullore në të gjithë shkollën dhe ishte një ndjenjë shumë e bukur. Deri tani kam ecur shumë mirë dhe, modelimi ma ka siguruar jetën financiarisht, por sigurisht duhet ende të vazhdoj të punoj dhe të arrij edhe më shumë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Vildane Zeneli
Vildane Zeneli
CULT
Ujori
Puna: Blini vetëm gjërat e domosdoshme
Shendeti: Kontrollojeni tensionin
Dashuria: Problemet nuk zhduken nëse i injoroni
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
14:19 / 20.05.2013

Rruga e Kombi falimenton tragetet në liqenin e Komanit

Tragetet në liqenin e Komanit ka muaj që janë ankoruar në breg të liqenit, në Fierzë, për shkak të mungesës së udhë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.