Cruz sërish shtatzënë?
Aktorja Penelope Cruz raportohet se do të bëhet edhe një herë nënë.Sipas shtojcës Page Six të New York Post, aktorja dhe burri i saj Javier Bardem presin binjakë. Dyshja tashmë kanë djalin dyvjeçar Leonardo.
Cruz dhe Bardem u martuan në qershor të vitit 2010 në një ceremoni intime në një shtëpi në Bahame./Telegrafi/