Bleona nuk mungoi në Grammy
Tashmë është bërë e zakonshme që ta shohim këngëtaren shqiptare, Bleona Qereti, nëpër evenimentet e mëdha botërore të muzikës.33-vjeçarja, e cila është duke u përpjekur të ndërtojë famë edhe jashtë kufijve shqipfolëse, ka qenë e pranishme në ceremoninë e 55-të të ndarjes së çmimeve Grammy në Los Angeles.
Këngëtarja ende nuk ka arritur të depërtojë me këngët e saj në tregun amerikan, përkundër se vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj ndërkombëtare. /Telegrafi/
