Deda: Jetojmë në kohën e komedisë

14:06 / 12.02.2013
Julian Deda, aktori i spektaklit televiziv “Apartamenti 2XL”, thotë se vetë realiteti në Shqipëri është plot me skena humoristike dhe ideal për të prodhuar komedi.

“Mendoj se sot është koha e komedisë. Jo që mungon humori, por në sensin që Shqipëria ka përjetuar shumë tragjedi. Jam dakord me faktin që çdo mbledhje politike apo lokale në Shqipëri, prodhon humor dhe nuk na mungon humori në këtë anë, madje ka shume njerëz që e kuptojnë dhe qeshin”.

“Mendoj që për ta goditur publikun, mënyra e drejtpërdrejtë është te realizosh një komedi apo skeç, diçka që në përbërje ka humor, sepse ai godet aty ku duhet. Kjo nuk do të thotë se të lihet elementi dramatik pa u cekur, sepse pa pasur elementin dramatik, nuk ke se si të nxjerrësh humorin. Elementi dramatik është shqetësimi i përbashkët”, ka thënë Juliani gjatë një interviste për të përditshmen shqiptare “Koha Jonë”.

Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, së fundi i është kthyer teatrit pas një mungese trevjeçare, për të luajtur në shfaqjen teatrale “Dorëzimi”, me regji të Gent Bejkos. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Julian Deda
Julian Deda
CULT
Gaforrja
Puna: Kolegët po tregohen të dobishëm
Shendeti: Nervozizëm
Dashuria: Lidhja dhe raporti juaj po shkëlqejnë
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.