Adelina Berisha hedh poshtë pohimet e Noizyt

13:15 / 16.02.2013
Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Berisha, kategorikisht i ka hedhur poshtë pohimet e Noizyt nëpër mediat shqiptare se ka pasur marrëdhënie seksuale me të, duke thënë se ajo është takuar vetëm dy herë me reperin dhe ka raport shoqëror me të.

Adelina për Telegrafin ka deklaruar se ajo ka qëndruar vetëm dy herë me Noizyn dhe atë në prani të nënës së saj. Ajo thotë se është prej këngëtareve më të moralshme në estradën shqiptare.

“Gjithë suksesin tim ua dedikoj prindërve të mi. Në krah të tyre, unë kam arritur këtu ku jam”.

“Është e papranueshme që mediat të transmetojnë pohime të tilla të një njeriu, i cili është takuar vetëm dy herë me mua në dy koncerte dhe atë në prani të nënës time. Jam shokuar nga këto pohime. Nuk mund të flas për këngëtaret tjera të përmendura nga ky njeri, mirëpo unë jam një prej artisteve me moralin më të lartë në gjithë estradën tonë”.

“Ato deklarata janë të papranueshme për mua, të gjithë që më njohin e dinë se jam femër tipike parimore shqiptare”, është shprehur Adelina. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Adelina Berisha
Adelina Berisha
CULT
Demi
Puna: Po shkoni drejt sukseseve
Shendeti: Largoni yndyrat nga ushqimi
Dashuria: Ju pret një takim
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.