Kate Upton? Ne e kemi Kristelën... (Foto)

18:35 / 20.02.2013

Ajo është modele, por jo vetëm. Ylli që ka filluar të shkëlqejë në sferën mediale shqiptare, Kristela Gjoka, është protagoniste tashmë e disa emisioneve në televizionin Top Channel, nga ku edhe ka rënë në syrin e njerëzve me sharmin dhe elegancën e saj.

 Në pamje të parë sigurisht se mund t’iu ketë lënë pa frymë dhe të fascinuar në emisionin “Tjetri” në Top Channel, pasi sensi i saj prej një bjonde tipike pos që është i pa rrezistueshëm, ju lë përshtypjen se kemi të bëjmë me supermodelen me famë botërore, Kate Upton.

Kate Upton njihet për format e saj të përkryera trupore dhe bukurinë natyrale. Nga GQ kohë më parë është zgjedhur femra më seksi në botë, megjithëse Kristela nuk duket aspak inferiore ndaj supermodeles britanike.

Kristela pos profesionit të prezantueses është edhe pjesë e pasarelave shqiptare si modele. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.