Tamara: Dashuria e mundi edhe religjionin

17:33 / 25.02.2013

Këngëtarja maqedonase, Tamara Todevska, në një rrëfim për mediat maqedonase ka treguar për ribashkimin me kantautorin Bertan Asllani, me të cilin ka një lidhje qe dy vite.

“Bertani dhe unë jemi përsëri bashkë dhe nuk e fshehim më nga publiku. Dashuria e sinqertë arriti të mundë paragjykimet, të cilat i kishim në fillim. Dashuria e mundi edhe religjionin”.

“Po kënaqem çdo moment pranë tij, çdo ditë na duket sikur është ditë e re”, ka theksuar Tamara, ndërsa ka sqaruar edhe arsyet e ndarjes kohë më parë.

“E kishim vendosur që të ndërpresim lidhjen, pasi ai njihej te ne si turk. Kishim presione të pandalshme nga familja dhe të afërmit, pasi u përkasim besimeve fetare të ndryshme. Tani jemi të lumtur, ai është gjithmonë në udhëtim Shkup-Stamboll, pasi atje po punon projektet e reja për tregun muzikor, por lidhja jonë funksion për mrekulli”, ka shtuar këngëtarja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.