NASA i ofron Bieberit udhëtim në gjithësi

19:51 / 25.02.2013

Agjencia amerikane e gjithësisë – NASA i ka ofruar superyllit të tinejxherëve, Justin Bieber, një udhëtim në gjithësi.

Këngëtari kanadez ka deklaruar se dëshiron të bëhet artisti i parë që do të mbajë një koncert në gjithësi, ndërsa NASA dëshiron t’ia plotësojë pjesërisht këtë dëshirë.

“Dua të mbaj koncert në gjithësi”, ka shkruar Bieber në Twitter para disa ditësh.

“Ndoshta mund të të ndihmojmë rreth kësaj. Turneu nëpër botë dhe vazhdimi i saj?”, kanë reaguar nga NASA.

18-vjeçari aktualisht gjendet në Britani të Madhe ku po i vazhdon koncertet e tij, si pjesë e turneut evropian, “Believe”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.