Pink në X Factorin amerikan?

12:34 / 26.02.2013

Ylli i muzikës Pink raportohet se do ta zëvendësojë Britney Spears në edicionin e ardhshëm “The X Factor USA”.

Krijuesja e hitit “Get The Party Started” është duke u menduar për një rol në panelin vlerësues të spektaklit, shkruan Daily Star.

Nëse i bashkohet këtij spektakli, do të ishte një kthesë e madhe për këngëtaren 33-vjeçare, e cila më herët tha se i kishte refuzuar ofertat nga të gjitha garat e këndimit përfshirë The X Factor, American Idol dhe The Voice. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.