Jonida, drejtuese e “The Voice Kids”

13:39 / 27.02.2013

Jonida Maliqi raportohet se do të jetë udhëheqësja e edicionit të parë të shout “The Voice Kids”.

Stafi i Top Channel së shpejti do të vijë me një edicion për fëmijë të spektaklit të famshëm “The Voice”.

Dhe, derisa programi ka kohë që flitet se është duke u përgatitur, edhe stafi mendohet se do të jetë po i njëjti që ka qenë te edicioni i të rriturve.

Megjithatë, duket se do ketë një ndryshim; edicioni për fëmijë i spektaklit do të drejtohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. /Albaniac/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.