Java e keqe e Bieber, i telefonon ish-të dashurës
Pas javës më të keqe në karrierën e tij, Justin Bieber po përpiqet që t’i vërë gjërat në vend.Superylli i tinejxherëve në javën e kaluar përjetoi situata kontroverse, mes të cilave mbajtja e një maske gazi pas largimit nga një restorant kinez, pastaj vonesa dyorëshe në koncert, kolabimi në skenë dhe shtrirja në spital, si edhe konfrontimi me gazetarët dhe stafin e sigurisë.
Për të kërkuar qetësinë, sipas Daily Mirror, 19-vjeçari i ka telefonuar ish-të dashurës Selena Gomez, për të shikuar nëse ekziston ndonjë shans i vogël që ata të ribashkohen.
Ai ka anuluar edhe një koncert në Portugali që ishte caktuar të mbahej të martën, për shkak të shitjes së dobët të biletave.
Biber aktualisht është në turneun e tij “Believe”, ndërkohë që Selena gjendet në Paris për të promovuar filmin “Spring Breakers”, ku luan krahas James Franco dhe Vanessa Hudgens. /Telegrafi/