Afërdita, pas DiCaprios “i rrotullohet” Xhakës?
Afërdita Dreshaj duket se nuk është e shqetësuar pas ndarjes me Shpat Kasapin. Pasi u argëtua me shoqërinë e saj, ajo ka filluar të jetë edhe më aktive në rrjetet sociale.
Afërdita është treguar shumë miqësore me futbollistin Granit Xhaka, shkruan Orainfo. Pasi ka postuar “tweetin” “Enjoying my hot relaxing tea..” ( Po e shijoj çajin tim të nxehtë, relaksues… ) te Granit Xhaka, ajo ka shpërndarë profilin zyrtar të futbollistit kosovar përmes profilit të saj në Twitter. Në anën tjetër të njëjtën gjë e ka bërë edhe Xhaka.
“Kujdes” ndaj Xhakës, Afërdita pati treguar edhe kohë më parë, ndonëse ishte ende në lidhje me Shpat Kasapin, ndërsa çdo herë ka marrë përgjigje të ngrohtë edhe nga vetë futbollisti.
Në anën tjetër, gjatë një postimi në faqen e saj në Facebook, Afërdita Dreshaj ka bërë me dije se ajo ka marrë në duar menaxhimin e faqes së saj zyrtare, ku ka gati 250 mijë pëlqime.
“Vlerësoni dhe jam shumë e gëzuar që kam në ‘Fanpagen’ tim 242,849 Like! Ju falënderoj shumë! Ky fanpage tani do mbahet vetëm personalisht nga ana ime, dhe më vjen mirë që do jemi në kontakt për çdo pyetje që jeni të interesuar!”, ka shkruar Afërdita.
