Kënga “Ti e di përse” nga Miriam Cani tashmë është kompletuar edhe me video-klip. Klipi ka pamje mjaft të bukura, ndërsa këngëtarja paraqitet mjaft e thjeshtë.
Kënga duket që është pëlqyer shumë nga adhuruesit e saj, të cilët kanë dhënë vetëm komente të mira për këngën.
Cani përveç angazhimeve në karrierën e saj po vazhdon të jetë pjesë e jurisë në shoun e talenteve “The Voice” në Shqipëri.
Miriam Cani përveç karrierës muzikore shpesh përflitet në media edhe për lidhjen me këngëtarin Alban Skenderaj. /Dukagjini.com/Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.