Ice Cube dhe Tyga të performojnë në Prishtinë

17:12 / 3.04.2013

Vera e këtij viti pritet të jetë teper, tepër e nxehtë në Prishtinë, pasi adhuruesit e hip hopit në ‘kombin’ evropian të hip-hopit do të jenë dëshmitarë të disa koncerteve të mëdha me emra të mëdhenj të skenës botërore.

NextLevel me anë të një postimi në faqen zyrtare ka paralajmëruar se tashmë janë konfirmuar disa prej emrave që pritet të performojnë gjatë verës në Prishtinë.

Bashk me foton ku shihet puna e palodhshme e NextLevel për realizimin sa më të mirë të këtyre ngjarjeve në bashkëpunim me Mos Music Entertainment, përmenden edhe emra si Ice Cube, Ky-Mani Marley dhe Tyga, të gjithë këta emra me famë botërore që kanë lënë gjurmë në muzikë.

“Duke ndërtuar nëpër borë, nëpër shi... Vera 2013, ne po vijmë. Në korrik-gusht në Prishtinë do të jenë Ky Mani marley, Tyga, Ice Cube, Ryan Leslie, Sunnery James & Ryan Marciano dhe shumë e shumë të tjerë. Vendi: Zona Industriale. Qëndroni me ne”, shkruan në këtë postim të NextLevel në faqen e tyre zyrtare.

Ende mungojnë konfirmimet zyrtare të ngjarjeve të paralajmëruara këtë postim të jashtëzakonshëm, mirëpo atmosfera para verës është tejet tejet e nxehtë.

Telegrafi do t’iu informojë për më të rejat rreth artistëve që pritet të konfirmojnë gjatë verës në Prishtinë.

Ice Cube është një prej reperëve më të mëdhenj në histori. Ai njihet për hitet e mëdha “Gangsta Rap Made Me Do It”, “Do Ya Thang”, “Ghetto Vet” dhe shumë të tjera. Ai ka qenë pjesë edhe e shumë top filmave ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.