Shakira “e pushtuar” nga Milani

12:53 / 23.04.2013

Shakira është e ngazëllyer me rolin e saj të nënës dhe pëlqen djalin e saj Milan ta marrë me veti kudo që shkon.

36-vjeçarja dhe burri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Milan Pique Mebarak, në muajin janar dhe këngëtarja është e pushtuar nga foshnja, sa nuk mund të ndahet.

“Të qenit nënë është një pushtim i këndshëm. Është diçka sureale. Është një përvojë krejtësisht e re për mua, dhe sapo e zbuloj atë sekondë pas sekonde”, ka shkruar Shakira në Titter. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.