Barton: Muzika më nxjerr nga depresioni

14:23 / 23.04.2013

Mischa Barton falënderon miqtë e saj mbështetës dhe krijimet artistike, si muzika dhe poezia, që e kanë ndihmuar të përballet me depresionin.

Aktorja 27-vjeçare, e cila qëndroi për dy javë në një qendër për trajtim mental, është falënderuese që ka një “rrjet të madh mbështetës” rreth saj, e që i ndihmojnë të qëndrojë e fortë.

“Si përballem me momentet e dobëta? Muzika është shumë e rëndësishme për mua pasi luaj në një mori instrumentesh. Lexoj shumë dhe shkruaj poezi, gjithçka kreative është një vegël e mirë”.

“Gjithmonë e kam pasur një rrjet të madh mbështetës rreth meje. Kam qenë vërtet e bekuar me shumë figura të vjetra kur më është dashur dhe kjo është vërtet e rëndësishme”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.