Rita Ora, në dietë ekstreme

15:42 / 23.04.2013

Rita Ora raportohet se u është nënshtruar një regjimi të ashpër të rënies në peshë, me qëllim për ta përgatitur veten për sezonin “e nxehtë” të verës.

Këngëtarja kosovare ka pasur një periudhë të vështirë gjatë qëndrimit në një kamp për luftimin e peshës së tepërt në Austri. Ylli i hitit 'RIP' i është nënshtruar një programi ekstrem për humbje të peshës në klinikën ‘Viva Mayr’ ku një natë kushton 1500 funte.

Regjimi i dietës përfshinë marrjen e sasive të rregullta të kripërave diuretike Epsom, pirja e pluhurit të magnezit në ujë të nxehtë katër herë në ditë, ushtrime të shumta fizike dhe ngrënia e një sasie të vogël të ushqimit organik.

Po ashtu, Rita është mësuar që të përtyp ushqimin e saj deri në 40 herë para se ta gëlltis.

“Është klinika më opulente për humbje peshe dhe detoksim në botë dhe shumë e vështirë. Rita dëshiron të ketë formë perfekte të trupit për stinën e verës dhe për paraqitjet e saj promovuese. Kjo ishte masa e fundit ekstreme për t’ia arritur qëllimit”, ka thënë një mik i saj. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.